Maturantët vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit

Maturantët janë mbledhur sërish në protestë këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit. Shkak është bërë provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ku sipas tyre provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor. Ata kërkojnë që protestës së sotme t’i bashkohen studentë, mësues dhe prindërit të cilët janë prekur gjithashtu nga ky provim. Foto nga LSA