E përdorin femrën si mish/ Në të gjithë botën 10 milionë shqiptarë, emisionet në Shqipëri me 200 milionë klikime

E përdorin femrën si mish/ Në të gjithë botën 10

E përdorin femrën si mish/ Në të gjithë botën 10 milionë shqiptarë, emisionet në Shqipëri me 200 milionë klikime

Këtë mëngjes në emisionin "Ditë e RE" në RTV Ora të pranishëm ishin një panel mjaft i vveçantë të cilët folën për një temë mjaft të rëndësishme për botën e medias dhe atë çfarë ajo transmeton te audienca.

Etika në media është një ndër temat që hasim shpesh në studio televizive e cila  edhe pse trajtohet kaq shpesh gjithmonë mbetet diçka tjetër për të thënë.

Sociologia, Edlira Devolli, gazetari, Arbër Hitaj dhe pedagogia Edlira Gjoni listuan të gjitha problematikat që bota e medias, gazetaria dhe protalet kanë ditët e sotme.

Një ndër tyre ishte dhe pjesa e emisioneve të cilat në vetëm pak orë numërojnë mijëra klikime. E në lidhje me këtë pjesë Gjoni është shprehur se klikimet tani janë të stisura dhe të gjithë e dimë që ato blihen.

Për të përforcuar këtë që ajo tha pedagogia bëri dhe një analizë të shkurtër duke marrë shifrën e "çmendur" të klikimeve me numrin e të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën.

"Kjo puna e klikimeve, që këto do japim sepse këtë duan është shumë e stisur dhe nuk është vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet në zhvillim. Është karakteristikë e vendeve të prapambetura, me gazetari amatoreske dhe që kanë mbetur vetëm te blerja e klikimeve dhe bërja e parave përmes metodave që janë të pandershme. Është gazetari primitive dhe është mënyrë jo vetëm etike por edhe jo profesionale e të gjeneruarit e parave dhe të ardhurave përmes klikimeve.

Dakort, ti mund të gënjesh  sepse ne e dimë shumë mirë që klikimet mund të blihen, mos harrojmë që ka qenë një pseudo këngëtare para disa kohësh kur thoshte videoja ime ka 25 milion klikime  dhe njëjta metodë ishte për mua për të erdhur kur ky reality show  pretendon se kishte 200 milion klikime kur ndërkohë 10 milion shqiptarë ka e gjithë bota edhe të jeni të bindur që nga këta 10 milion shqiptarë janë a sjanë 1 milion në dijeni të këtij pseudo emisioni, që është mitogjen , që e përdor figurën e e femrës për mish dhe i ka të gjitha të zezat e botës aty brenda dhe na është bërë emisioni  më i ndjekur apo më i klikuar" - thotë ajo.

Lifestyle Lajme Dite e Re rtv ora Dite e Re shqiperi klikime emisone etika ne media

EMISIONET