Azilanti shqiptar i arratisur në Skoci “çmend” femrat britanike

Policia britanike ka kërkuar ndihmën e publikut për gjurmimin e një shqiptari që është arratisur nga qendra e emigracionit Dungavel në Lanarkshire Jugore të Skocisë.

BBC shkruan se Guxim Imerio, 25 vjeç, humbi nga qendra në orën 21:40 të së hënës. Zyrtarët thanë se ai nuk flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe nuk dihet nëse ka familje në Britani të Madhe, por mund të ketë lidhje nën zonën e Mançesterit.

I riu është përshkruar si i bardhë, i gjatë, me flokë të shkurtër dhe të zi si dhe sy kafe.

Një zëdhënës i policisë tha: "Guximi nuk ka njohuri për zonën dhe Policia e Skocisë dëshiron të sigurohet që ai të jetë i sigurt dhe mirë".

"Unë do të inkurajoj çdo anëtar të publikut që të kontaktojë policinë menjëherë nëse ata kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e Guxim Imerios ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë Policinë në gjetjen e tij”, tha ai.

Por, publikimi i fotos së tij ka shkaktuar edhe reagime të tjera. Shumë vajza komentuese në mediat britanike e kërkojnë të riun për një tjetër qëllim.

Nëse e shikon, mbaje dhe ai mund të vijë të qëndrojë me mua”, i shkruante një komentuese shoqes së saj.

 “Unë do ta strehoja për një natë”, shkruan dikush tjetër.

 “Eja tek ‘mami’ që të të ngroh”, shkruan dikush tjetër.

Laura Campbell shkroi: "Ai është një njeri i mrekullueshëm".

Dani Oliveira thjesht komentoi: "Ai është i mrekullueshëm", citon “Sun”.

Komentet e mëtejshme përfshirë Ashley Clarke: "Unë do t'i jap atij një shtrat të mrekullueshëm".


 

EMISIONET