Zyrtare/ Shqiptari i Lazios prezantohet në Bundesliga

Tashmë është edhe zyrtare. Valon Berisha është futbollisti më i ri i Fortuna Dusseldorf.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ka firmosur te klubi gjerman në formulën e huazimit nga Lazio, me të drejtë blerje përfundimtare në verë.

"Fortuna Dusseldorf ka nënshkruar me mesfushorin Valon Berisha. 26-vjeçari vjen me huazim nga Lazio deri në fund të sezonit. Të dy klubet kanë rënë dakord për një mundësi për ta blerë," thuhet në njoftimin e klubit të Bundesligës. 

Berisha firmosi me kryeqytetasit në korrikun e vitit 2018, kur erdhi nga Salzburg për shifrën e 7.6 milionë eurove. Megjithatë, dëmtimet penalizuan 26-vjeçarin që luajti vetëm 8 takime me bardhekaltërit.

EMISIONET