Zyrtare/ Frika nga Coronavirusi, shtyhet gara prestigjioze në sportin e shpejtësisë

Zyrtare/ Frika nga Coronavirusi, shtyhet gara prestigjioze në sportin e

Coronavirusi është bërë prej më shumë se një muaj është bërë një kërcënim i madh në Kinën e largët. 

Ky virus vdekjeprurës po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, vijon të jetë alarmant dhe po ndikon jo pak edhe në kalendarët sportivë, ashtu si në të gjitha sferat e jetës.

Kështu së fundi organizatorët e Formulës 1 kanë vendosur të shtyjnë për një afat të pacaktuar Çmimin e Madh të Kinës, të parashikuar për t’u mbajtur më 19 prill në Shanghai, në kuadër të sezonit të ri.

Organizatorët e sportit të shpejtësisë nuk kanë ndërmend të rrezikojnë, pa u siguruar më parë për vënien nën kontroll të tij, ndaj edhe nuk kanë propozuar një tjetër datë.

EMISIONET