Zyrtare/ E kërkonte Reali i Madridit, Tottenham Hotspur firmos për 6 vite me francezin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2019, 18:26
Duket se mungesa e trofeve e ka detyruar Tottenham Hotspur që të fus dorën në xhep dhe të paguajë shifra të mëdha për të shtuar cilësitë në skuadër.
Pas Jack Clarke, i cili firmosi për 5 sezonet e ardhshme, "Gjelat" kanë transferuar edhe mesfushorin e Lyon, Tanguy Ndombele. Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit, që zbulon se francezi ka firmosur për 6 sezonet e ardhshme.
Kartoni i tij i ka kushtuar plot 65 milionë euro, shifër tepër e lartë nga ato që ofruar skuadra si Chelsea apo Reali i Madridit.