Zyrtare/ Derbi i Italisë Juve-Inter do të gjykohet nga arbitri gafator

Zyrtare/ Derbi i Italisë Juve-Inter do të gjykohet nga arbitri gafator

Për shkak të Coronavirusit shumë sfida të kampionatit italian të futbollit janë shtyrë për një datë ende të papërcaktuar. 

Serie A deri më 3 prill do të luhet me dyer të mbyllura. Derbi i Italisë do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në orën 20:45 në “Allianz Stadim”, sigurisht pa praninë e tifozëve. Gjyqtari Marco Guida do të vendosë drejtësi në sfidën më të rëndësishme të javës së 26-të mes Juventusit dhe Interit. Giuda është një nga arbitat më të kontestuar këtë sezon.

Serie A Java e 26-të, ja gjyqtarët:

Juventus-Inter (Marco Guida, VAR Mazzoleni)

Milan-Genoa (Doveri, VAR Irrati)

Parma-SPAL (Pairetto, VAR Di Paolo)

Sampdoria-Verona (Valeri, VAR Banti)

Sassuolo-Brescia (Manganiello, VAR Calvarese)

Udinese-Fiorentina (Fabbri, VAR Chiffi)

EMISIONET