Zjarri përfshin stacionin hekurudhor, shkakton tragjedi në Kajro

Zjarri përfshin stacionin hekurudhor, shkakton tragjedi në Kajro

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur nga një zjarr që ra të mërkurën, 27 shkurt 2019,  brenda një stacioni qendror trenash në kryeqytetin egjiptian.

Autoriteti Kombëtar i Hekurudhave raportoi si shkak të incidentit goditjen e një barriere betoni nga një tren që po udhëtonte me shpejtësi, pas daljes së tij nga shinat.

Si pasojë e përplasjes mori flakë lokomotiva dhe vagoni-cisternë që po transportonte lëndë djegëse, duke përhapur re të zëza tymi në të gjithë zonën përreth.

Në platformën hekurudhore të stacionit të Ramsisit, një nga më të frekuentuarit në vend, po prisnin dhjetëra pasagjerë.

Dëshmitarët thanë se disa prej tyre u vranë nga shpërthimi i cisternës me naftë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë disa ambulanca dhe zjarrfikëse, por shumë prej tyre ndërruan jetë para ardhjes së ndihmës.

Autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë shumë prej të plagosurve.

Sistemi hekurudhor në Egjipt ka rënë shpesh pre e tragjedive me shumë viktima, kryesisht për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe mirëmbajtjes së dobët.

Aksidenti më vdekjeprurës hekurudhuror në vend mbetet ai i vitit 2002 në kryeqytetin Kajro, kur si pasojë e zjarrit që ra në një tren pasagjerësh u vranë mbi 370 persona.

EMISIONET