Analisti Artur Zheji i ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora, u shpreh se SHBA po vendos një diktat të paparë në lidhje me negociatat e këshillit politik.

Ai shtoi se këshilli politik po negocion te rezidenca e ambasadës së SHBA-ve, pasi është një metaforë për të thënë se reforma zgjedhore do të bëhet sikurse do Amerika.

Artur Zheji: Mendoj se SHBA po vendos një diktat të paparë ndonjëherë duke e zhvendosur sallën e bisedime në rezidencën e ambasadës, në kohën e ndonjë çaji apo aperitivi të zonjës Kim. Nuk ka kuptim që të jetë aty. 

Unë mendoj se kjo është një metaforë e Yuri Kim për tu thënë se reforma do të bëhet ashtu sikurse do SHBA, pra nuk dalin dot nga korsia. Kim po kupton çdo ditë e më shumë realiteti bizantin shqiptar. 

/Ora News.tv/