Zhduket në rrethana misterioze një 17-vjeçar nga Këlcyra

Zhduket në rrethana misterioze një 17-vjeçar nga Këlcyra

Policia e Gjirokastrës dhe Prokuroria janë vënë në kërkim të gjetjes së një të riu nga Këlcyra.

Sipas policisë bëhet fjalë për "shtetasin L.B, 17 vjeç, banues në fshatin Beqaraj, i cili është larguar në drejtim të paditur nga banesa."

Denoncimin në polici e ka bërë babai i tij, shtetasi A.B, 65 vjeç.

Policia po punon për gjetjen e tij, ndërsa ngjarja është ende e paqartë.

Në pyetje janë marrë familjarët dhe të afërmit e tij për të zbardhur ngjarjen.

EMISIONET