Zgjohet në krevat me… një gjarpër

Zgjohet në krevat me… një gjarpër

Melinda Major ishte në gjumë në dhomën e saj të hotelit në Memphis, Tennessee, mëngjesin se së premtes, kur ndjeu diçka që i lëvizte rreth krahut të saj.

Ajo ndodhej në qytet pasi kishte një takim me një doktor.

Kur hapi sytë mendoi se bëhej fjalë për një ëndërr të keqe.

Një gjarpër i hollë, i gjelbër, shtrihej në krahët e saj.

Major menjëherë u largua nga krevati duke larguar zvarranikun nga krahu.

Gjarpri goditi kokën dhe u kthye përsëri në krevat. Major kërceu mbi shtratin tjetër në dhomë.

Më pas mori në telefon stafin e hotelit që erdhën menjëherë në dhomën e saj.

Ata hoqën gjarprin pa u lënduar askush.

EMISIONET