Zbulon se e ka pasagjer në avion, piloti surprizon mësuesin

Zbulon se e ka pasagjer në avion, piloti surprizon mësuesin

Thuhet se nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi dhe në të shumtën e rasteve kjo gjë është bërë realitet. Por ajo që ka ndodhur në një fluturim të kompanisë "Turkish Airlines" është vërtetë emocionuese.

Piloti i kësaj kompanie bëri një surprizë të veçantë për mësuesin e tij. Sapo mori vesh se mësuesi, i cili i kishte mësuar se si të drejtojë një avion ishte në bordin e avionit të pilotuar prej tij, lajmëroi ekuipazhin, të cilët u mobilizuan për t'i bërë një dhuratë vërtetë të veçantë mësuesit.

Ata i dhuruan një buqetë me lule mësuesit, ndërsa të shumtë ishin ata që i puthën dorën në shenjë respekti. Skena që sollën emocione në kabinë, teksa të shumtë ishin dhe pasagjerët që nisën të derdhnin lot.

"Piloti i Turkish Airlines falënderon mësuesin e tij të shkollës, i cili ishte në bordin e fluturimit. Këto lëvizje tregojnë respektin përfundimtar për edukatorët që formojnë jetën tonë"."-tha piloti pas surprizës.



EMISIONET