Zbulohen aktorët e filmit më të ri të Drilon Hoxhës

Zbulohen aktorët e filmit më të ri të Drilon Hoxhës

I ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit" në rubrikën "N’kerr", aktori dhe producenti Drilon Hoxha ka treguar mbi filmin e tij më të ri, i cili do shfaqet në nëntor.

I pyetur nga Rudina Dembacaj sesi do jetë ky film, çfarë risie do ketë, ai u shpreh:

Hoxha: Unë pak a shumë në dy filmat e parë kam testuar se çfarë duan njerëzit, komedinë, aksionin, dramën, intrigën, nuk do ketë vetëm njërin nga këto do jenë të gjitha. Nuk do jetë vetëm një kornizë, do të ketë disa dhe do ta gjejnë veten shumë persona.

A do ketë, më thuaj që jam mbret? - ka vazhduar ta ngacmojë Rudina.

Hoxha: Do të ketë disa më të bukura por mos t’i zbulojmë të gjitha. Kasti i aktorëve do jetë Cekja, Bujar Asqiriu, Natasha Sejko, Anna Lika dhe Rudina Dembacaj. Kam bërë këtë ndërthurje që filmin ta shikojnë të dyja moshat edhe mosha e babait tonë, por edhe ne.

Siç duket, Driloni është shumë i sigurtë mbi filmin e tij të tretë, duke e cilësuar dhe atë një sukses si dy produksionet e mëparshme.




EMISIONET