Tërmeti i 26 nëntorit do ti hapë rrugën pas 50 viteve, zbulimit të plotë të amfiteatrit të Durrësit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zbuloi hapat që do të ndiqen në këtë drejtim gjatë nënshtrimit të marrëveshjes për hartimin e planit të integruar të zonës arkeologjike.

Elva Margariti: Konfigurojmë sipas rastit ato godina që janë të dëmtuara. Godinat brenda Amfiteatrit kanë një fokus më të veçantë sepse tërmeti u shtoi rrezikshmërinë për humbjen e disa aseteve të Amfiteatrit.

Projekti do të mbështesë, rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara, kërkimin shkencor e arkeologjik, sikurse konservimin e zbulimeve.

Nuk përcaktohet sa kohë e para do të kërkohet, por ka bindje se ndërhyrja do të zbulojë xhevahire që ende fshihen nën dheun e Durrësit

Elva Margariti: Sot ndodhemi në një lëndinë, por me shumë mundësi ndodheni në një pjesë të historisë që duhet zbuluar dhe treguar fëmijëve.

Drejtori i Fondacionit shqiptaro-amerikan i zhvillimit, Martin Mata, tha se plan menaxhimi do të ofrojë një perspektivë dhe kornizë të re zhvillimi.

Martin Mata: Nuk do të ishte çudi që ta cilësonim Durrësin Romën e Shqipërisë dhe këtu ky jemi, ta quanim Koloseumin e tij. Do të bëhet në atë mënyrë që çdo durrsak të jetë krenar.”

Gërmimet dhe ndërhyrjet serioze në amfiteatrin e Durrësit kanë munguar që prej vitit 1970, ku përfundoi faza e parë e zbulimit!

/Ora News.tv/