Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se ata janë një zë thelbësor dhe i fuqishëm në demokraci.

''Pata një diskutim të shkëlqyer me udhëheqësit e shoqërisë civile sot. Ata janë një zë thelbësor dhe i fuqishëm në demokraci. Faleminderit që ndatë mendimet tuaja dhe sfiduat pikëpamjet e mia!''


/Ora News.tv/