Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishin paraditen e sotme (30 qershor) në Gjykatën Kushtetuese. Takimi vjen pak kohë para mbledhjes së thirrur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shprehu respektin e saj për Kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Vitore Tushen, dhe për gjyqtarët e prokurorët që kanë kaluar vettingun.
Kim thekson se është koha që të ngrihen intitucionet dhe të tregohet pavarësi dhe integritet.
''Respekt ndaj gjykatësen Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
SH.B.A mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar vettingun.
Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet.''
/Ora News.tv/