Moderatorja e njohur e Ora Neës, Xhesi Muçaj ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora. Aja ka folur gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Xhesi është rikthyer në kohën kur ka qenë gjimnaziste dhe ka treguar një çmenduri të sajën.

Ester Bylyku: Më trego një çmenduri që ke bërë gjatë adoleshencës që nuk e harron akoma dhe sot.

Xhesi Muçaj: Unë gjatë gjithë jetës sime kam pasur shokë dhe jo shoqe, ndihesha me rehat sesa me vajza. Durrësi mbahet si qyteti i motorave dhe unë isha e apasionuar pas motorit. Dua ta ble një, por i kam premtuar mamit që nuk do e blej. Dilja nga gjimnazi e më prisnin gjithë shokët që kishin motora së bashku me shoqet, hipja sipër motorit dhe i thoja ecni me shpejtësi, ecni me shpejtësi. Totalisht një fëmijë i harakatur. Atë ditë që më kishte parë e gjithë shkolla në një motor të kuq, bëhen në “Facebook-un” tim RIP RIP RIP sepse një vajzë me një motor të kuq po në Durrës kishte humbur jetën. Unë zgjohem nga gjumi dhe kuptoj se diçka ka ndodhur me mua. Që atëhere nuk kam hipur më, ajo ka qenë hera e fundit.

/Ora News.tv/