Willian "thikë pas shpine" Chelsea, flirton me klubet e tjera londineze

Willian "thikë pas shpine" Chelsea, flirton me klubet e tjera

Edhe pse Willian është pa diskutim një nga protagonistët e Chelsea tashmë prej 6 vitesh braziliani nuk e ka të sigurt qëndrimin tek "blutë e Londrës". 

Në një intervistë së fundmi, 31-vjeçari zbuloi se ka marrë pasaportën britanike dhe se Londra për të është bërë një atdhe i dytë për familjen e tij ndaj nuk dëshiron të largohet. Braziliani i ka dhënë prioritet rinovimit me Chelsea-n por nëse nuk do të ndodhë nuk përjashtohet kalimi i tij në një prej klubeve të tjera të Londrës si Tottenham, Arsenal apo West Ham. 

Kjo deklaratë ka alarmuar drejtuesit dhe trajnerin Frank Lampard tek Chelsea të cilët janë vënë në lëvizjet për të blinduar mesfushorin me tipare sulmuese.

EMISIONET