Vuçiç thotë se pas kërkesës së tij, Erdogan e hoqi flamurin e Kosovës dje në Stamboll

Vuçiç thotë se pas kërkesës së tij, Erdogan e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për pjesëmarrjen e djeshme në përurimin e Aeroportit në Stamboll, ku ka thënë se i ka parë Hashim Thaçin dhe Behgjet Pacollin, me të cilët, sipas tij, nuk e ka folur asnjë fjalë. Vuçiq ka thënë se ka kërkuar nga organizatori të hiqet flamuri i Kosovës nga ceremonia ku kanë qenë të pranishëm edhe liderë të vendeve tjera, gjë që, sipas tij, edhe është realizuar.

Presidenti i Serbisë po ashtu ka thënë se dialogu Kosovë –Serbi aktualisht është i “klinikisht i vdekur”. Por, sipas tij, është e nevojshme që të ketë bisedime, por të dihet se për çka të bisedohet.

Vuçiq ka thënë se dje u ka kërkuar organizatorëve, që në ceremoninë e inaugurimit të aeroportit të hiqet flamuri që, sipas tij, edhe ka ndodhur.

Shefi i shtetit serb, ndryshe ka folur për takimin me Erdogan, i cili, sipas tij, është realizuar me kërkesë të Erdoganit duke përmendur investimet dhe ndërtimin e rrugëve.


EMISIONET