Vodafone Albania prezanton produktet e reja që vijnë në tregun shqiptar

Vodafone Albania prezanton produktet e reja që vijnë në tregun

Internet of Things një nga shërbimet më të larta të teknologjisë do të ofrohet edhe në Shqipëri përmes Vodafone Connected. Kjo paketë nënkupton një sërë produktesh inteligjente, të cilat i mundësojnë klientëve të ndjehen të sigurtë, të përkujdesen për të dashurit e tyre edhe atëherë kur nuk gjenden dot pranë, të kenë kontroll mbi shtëpitë e tyre edhe kur nuk janë në shtëpi duke u mundësuar klientëve të Vodafone Albania të prekin nga afër risinë më të fundit të teknologjisë. Kjo risi është prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris.

Kanaris: Internet of Things do t’i japë një tjetër dimension mënyrës si kemi jetuar dhe punuar deri më tani. Sot po ju prezantojmë produkte dhe shërbime që do të lehtësojnë përditshmërinë dhe do të ndihmojnë klientët tanë të përkujdesen për sigurinë e njerëzve të dashur, të kenë kontroll të gjërave të rëndësishme për ta, të rrisin eficensën e biznesit etj. E ardhmja fillon sot me Connected nga Vodafone, por nuk ndal këtu, pasi jemi tepër entuziastë për të sjellë pranë konsumatorit shqiptar ekspertizën e Vodafone si kompania celulare lider botëror në IoT dhe të bëjmë maksimumin gjatë rrugëtimit drejt revolucionit botëror dixhital.

Portofoli i produkteve “Vodafone Connected” transformon çdo pajisje të lidhur në rrjet në pajisje inteligjente. Sipas analistëve deri në 2020, mbi 370 milionë pajisje do të jenë të lidhura në rrjetin IoT, nga 68 milionë që janë aktualisht në shtetet ku Vodafone operon. Shqipëria do të jetë pjesë e këtij rrugëtimi dhe klientët do të kenë mundësinë të përjetojnë potencialin e vërtetë të Internet of Things dhe t’i shohin këto zgjidhje në këndvështrim strategjik, duke përdorur teknologjinë si forcë lëvizëse në ndryshimin dhe zhvillimin e komunitetit ku jetojmë.

EMISIONET