Vodafone Albania organizon koncert të madh për Ditën e Verës

Vodafone Albania organizon koncert të madh për Ditën e Verës

Si çdo vit Vodafone Albania ka organizuar një koncert me emra të mirënjohur të muzikës me rastin e ditës së verës. Në këtë festë nuk ka munguar edhe një kënd i veçantë për argëtimin e fëmijëve.

Nën moton ejani të festojmë së bashku, Vodafone Albania ka organizuar një koncert të madh për ta bërë edhe më të gëzueshme festën e Ditës së Verës.

Dj Vicky ishte ai që hapi koncertin në skenën e vendosur përballë kryeministrisë ndërsa më pas vijoi performanca me numra baleti modern.

Të shumtë ishin qytetarët që shijuan tingujt e muzikës nga këngëtarë të njohur të cilët u ngjitën në skenë.

Organizimi i Vodafone Albania me rastin e festës së Ditës së Verës është kthyer tashmë në një aktivitet të përvitshëm.

EMISIONET