Vlorë, transporti detar i mallrave nga Italia vijon normalisht

Vlorë, transporti detar i mallrave nga Italia vijon normalisht

Ka vijuar normalisht transporti i mallrave nga Italia. Rreth orës 07:30 të mëngjesit në portin e Vlorës mbërriti trageti nga Brindisi me 22 kamionë të firmave të transportit.

Siç mund të vihet re nga pamjet në portin e Vlorës, personeli i kontrollit është i pajisur me maskat mbrojtëse dhe dorezat.

Për kontrollin e kamionëve të transportit po veprohet me personel të shtuar.

Sakaq transporti detar për pasagjerët nga Italia është pezulluar. Tragetet e fundit nga Bari mbërritën mëngjesin e ditës së djeshme, 11 mars 2020.

EMISIONET