Një 50-vjeçar u sulmua me armë zjarri nmë derë të shtëpisë së tij në Selenicë të Vlorës.  Jetnor Xhaferri mbeti i plagosur, ndërsa dyshimet janë për një atentat për konflikte të vjetra.

Plumbat dhe hijet e konflikteve të vjetra u rikthyen në Selenicë.

Një 50-vjeçar i identifikuar si Jetnor Xhaferri, u sulmua me armë para banesës.

Blutë e Vlorës në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes kanë zbuluar se autori është afruar i maskuar me një kapuç në kokë dhe e ka qëlluar nga afër.

Xhaferi mbeti i plagosur me disa plagë në trup.

Menjëherë autori është larguar me një automjet nga vendngjarja. Ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Blutë e Vlorës ngrenë dyshime se autori nuk ka vepruar i vetëm.

Aktualisht janë ngritur disa pista hetimi të cilat lidhen kryesisht me të shkuarën e 50-vjeçarit nga Selenica e Vlorës.

Mes tyre, edhe rikthimi i mundshëm i sagës së hakmarrjes me familjen e Llanajve, që ka shkaktuar disa viktima në qytetin bregdetar që prej vitit 1998.

Por nuk përjashtohen as pista të tjera, ku kryesorja është e ajo e prishjes së pazareve për narkotrafike.

50-vjeçari Xhaferri gjendet në spitalin e Vlorës nën kujdes mjekësor.

Policia ndërkohë po punon për kuptuar shkaqet e sulmit me armë.


/Ora News.tv/