Vllaznia “kundër” Covid-19, ndihma për 50 familje në nevojë

Vllaznia “kundër” Covid-19, ndihma për 50 familje në

Në kushtet, kur të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar, klubi shumësportësh Vllaznia është angazhuar në një tjetër mision.  Sportistët janë angazhuar për tu ardhur në ndihmë me pako ushqimore 50 familjeve në nevojë.

Jo vetëm sport por edhe solidarizim. Poshtë trofeve të fituara ndër vite, lojtarët e klubit shumësportesh Vllaznia po bëjnë paketimin e pakove ushqimore që do të shpërndahen për 50 familje në nevojë të qarkut Shkodër, në këto ditë të vështira të krijuara nga Covid 19.

Iniciativës së klubit ju bashkuan basketbollistë, volejbollistë, boksierë dhe sporte të tjera, që në këto ditë kanë ndërprerë çdo aktivitet sportiv si pasojë e situatës së krijuar në vend.

Mark Krroqi: Një masë shumë e madhe njerëzish janë në kushtet e mbijetesës.

Jetmir Kuqi: Kjo është edhe një thirrje e mirë për gjithë institucionet e tjera që kanë mundësi edhe më shumë.

Kjo gjendje e ka goditur jo pak aktivitetin sportiv, megjithëse lojtarët po kryejnë stërvitje individuale brenda mundësive që ofrojnë kushtet e shtëpisë.

Bruno Rrotani: Ne vazhdojmë stërvitjen me programe të veçanta që na lejojnë me mbajt formën.

Boksi ka humbur edhe një trajner, prandaj Kuqi ka një mesazh ngushëllimi për familjen e Skënder Kurtit.

Jetmir Kuqi: Jemi mësuar gjithmonë të kemi kundërshtarin e dukshëm, tani ky kundërshtar është i padukshëm.

Ndryshe nga futbolli, duke qenë pjesë e varësisë së bashkisë Shkodër, SK Vllaznia nuk ka patur probleme me rrogat por gjithsesi ndërprerja e aktiviteteve ka ndikuar në të gjitha drejtimet për kuqeblutë.

EMISIONET