Vllaznia e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2020. Shkodranët kanë likujduar pa probleme Flamurtarin, teksa në stadiumin e tyre, "Loro Boriçi" fituan me shifrat 2-0.

Gilman Lika në minutën e 38-të me penallti dhe Hygor 8 minuta përpara fundit vulosën fatet e takimit. Braziliani ekzekutoi saktë në krosim nga e djathta në stil rofeshate, duke mrekulluar të pranishmit.

Kjo fitore vjen pas humbjeve përballë kryesuesve ndaj Kukësit dhe Partizanit, me kuqeblutë që tashmë ngjiten në vendin e 6-të me 26 pikë, një më shumë se Laçi ndjekës.

Ndërsa, Flamurtari shpërdoron një tjetër mundësi për të marrë pikë dhe pas 18 javësh ndodhet në fundin e klasifikimit me vetëm 6 pikë dhe tepër e rrezikuar për të rënë.



/Ora News.tv/