Vllaznia emëron administratorin e ri të klubit

Vllaznia emëron administratorin e ri të klubit

Klubi i futbollit Vllaznia ka vendosur të emërojë më në fund administratorin e ri të skuadrës, që do të jetë ish- futbollisti i Vllaznisë, Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, Suad Lici.

Në komunikatën e klubit theksohet se krahas aftësive sportive, formimi i Licit dhe eksperiencat e suksesshme në sipërmarrjet private, kanë ndikuar në emërimin e tij në këtë post.

Administratori i skuadrës ishte një emergjencë për Vllazninë, pasi duhet pikërisht firma e tij, për të filluar punën përgatitore për sezonin e ardhshëm.

Ja postimi në Facebook:

Komunikatë për shtyp

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a bën të ditur se pas shqyrtimit të disa kandidaturave, ka vendosur që në postin e administratorit të tij, të emërojë z. Suad Lici. Një emër i tillë natyrisht që është shumë i njohur nga i gjithë ambjenti sportiv shkodran dhe shqiptar, sepse kemi të bëjmë me një futbollist që ka lënë gjurmën e tij gjatë aktivizimit shumëvjeçar me Vllazninë, por edhe me kombëtaren shqiptare. Nga ana tjetër, formimi i tij akademik dhe suksesi në sipërmarrjet e tij private, na bëjnë të besojmë se ai është zgjedhja e duhur për drejtimin e Klubit. I urojmë shumë sukses z. Lici për ta kthyer Vllazninë sa më shpejt në nivelet më të larta.

KF Vllaznia

EMISIONET