'Vjedhja e shekullit': Bayern arrin marrëveshjen me Leroy Sane për 60 mln euro

Bayern Munchen ka arritur marrëveshjen me yllin e Manchester City Leroy Sane.

Kështu ka deklaruar gazeta prestigjoze gjermane 'Sport Bild'.

Sipas saj, ekipi bavarez do të firmosë një kontratë 5 vjeçare me Sane, por jo vetëm kaq.

Klubi ka filluar negocoatiat me City  dhe do të depozitojë një shumë bazë prej 40 milion eurosh në arkat e The Citiziens por që shuma e përgjithshme do të shkojë deri në 60 milion.

Ulja e kartonit të Sane ka ndodhur për dy arsye sipas 'Sport Bild'.

E para nga kriza e Covid-19, dhe e dyta lojtari gjerman aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi dhe ka kohë pa luajtur.

Në tregun e transferimeve vlera e Leroy Sane llogaritet në 100 milion euro.

EMISIONET