Për Visjan Ukcenaj, Getoar Selimi është një nga reperët që ka më shumë konsideratë e respekt. Ai ka qenë fans i Getit qënë vitet ’98 dhe i dëgjonte me shumë qejf albumet e tij.

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Visjani është pyetur nga Rudinia nëse do bënte një bashkëpunim me Getin. Ai shprehet se dëshira është e madhe, por nuk mendon se do ndodhë sepse nuk futet në atë lloj tregu që është Geti.

Rudina Dembacaj: A do bëjë një bashkëpunim me Getoarin?

Visjan Ukcenaj: Unë nuk mendoj se do e bëja ndonjë bashkëpunim me Getoarin dhe jo nga dëshira, sepse dëshira është e madhe por nuk mendoj se futem në atë lloj tregu në të cilin është edhe Geti.



/Ora News.tv/