Viktor Marku në gjykatë, Avokati: Klienti im u arrestua në Mal të Zi pa urdhërndalim

Viktor Marku në gjykatë, Avokati: Klienti im u arrestua në Mal

Viktor Marku i akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës doli sot para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë. 

Por vendimi nuk u dha pasi avokati pretendon se ndalimi sjellja e tij në Shqipëri u bë në mënyrë antiligjore.

Vendimi u shty, ndërsa prokurori Petrit Hysi, kerkoi masen e sigurisë ''Arrest me burg" per akuzen e vrasjes ne bashkëpunim.

Avokati Ilir Murati: Viktor Marku ka dhënë alibi shumë të qartë. Është shoqëruar nga policia malazeze pa ndonjë akt të policisë shqiptare. Ose të paktën ne nuk kemi asnjë dokument në dispozicion. Kishte shkelje të rëndë të ndalimit të Viktor Markut. E gjithë procedura e ndalimit në Mal të Zi dhe Shqipëri ka qenë në kundërshtim me ligjin

Marku mohon se është ai autor i krimit madje ka deklaruar se nuk ka qenë fare në Shqipëri, referuar sistemit TIMS ku ai rezulton se eshte larguar që në janar" 

"Viktori thotë nuk jam autor i kësaj ngjarje. Ai thote ka jetuar dhe ka punuar atje" thote avokati

Edhe për nipin e Markut, Sebastianin, edhe ky i arrestuar për vrasjen avokati hedh poshte akuzat

Avokati Ilir Murati: "Një student i shkëlqyer i juridikut. S'ka lidhje me ngjarje. Eshte e drejte e cdo njeriu te levize ne sheshe e parkime por kjo sdo të thotë që kanë lidhje me ngjarjen.  

 Dy ditë më parë Viktor Marku u deportua nga Mali i Zi.  Provat shkencore pritet që të sqarojnë ngjarjes, pasi Marku pretendon se ditën e vrasjes nuk ka qenë fare në Shqipëri, por në Mal të Zi.

Sipas të dhënave ai ka kaluar nga kufiri i gjelbërt, pra duke mos bërë check-in në doganë.

Por detaji që zbuloi se Marku ka qenë në Shqipëri disa ditë para ngjarjes del nga dëshmia e pronarit të makinave me qera në Shkodër, i cili disa ditë para atentatit në Tiranë, i ka dhënë një makinë tip “Smart” me qira Viktor Markut dhe nipit të tij Sebasian Malit.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe persona të tjerë, pasi dyshohet se në vrasje kanë marrë pjesë së paku 4 persona.

Lexoni te gjitha lajmet lidhur me atentatin ndaj Hekuran Billes


EMISIONET