Pas më shumë se 2 javësh në arrati, 47 vjeçari  Dimitris Apiostis i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një vajze shqiptare në Greqi u arrestua nga policia ditën e djeshme më 24 maj.

Më shumë se 50 oficerë policie ishin angazhuar për ta arrestuar atë. Gjatë ndjekjes nga policia, ai pësoi një aksident duke u rrëzuar nga një grykë mali ku edhe po fshihej, duke përfunduar në spital.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga operacioni, ku efektivë policie dhe infermierë e mbajnë me barrel për ta çuar në spital.

Aspiotis, aktualisht ndodhet në një spital në Korfuz dhe po kurohet nga mjekët pasi ka thyer legenin, brinjë, rruaza të shtyllës kurrizore dhe ka pësuar gjithashtu hematoma në veshka.

Ai akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34 vjeçare shqiptare. Ishte i fejuari i saj që raportoi në polici fillimisht mungesën e saj.

Ai është dënuar edhe më parë për rrëmbimin dhe përdhunimin e 6 turisteve të huaja pranë një resorti turistik në Greqi.


/Ora News.tv/