I ashtuquajturi Shteti Islamik ka lëshuar një video me të cilën tregon luftatarët e vet që ngrenë pritë dhe vrasinë katër ushtarë amerikan në Niger.

Videoja që zgjat 9 minuta dhe 15 sekonda, duket se është filmuar nga kamerat e shumta të trupit të ushtarëve amerikanë, të cilët vdiqën më 4 tetor në Tongo Tongo, Niger, në një pritë nga 50 militantë të ISIS.

Video zbulon detaje të çastit për momentet e guximshme të katër ushtarëve, edhe pse redaktohet me shkurtime të shumta që e bëjnë kontekstin e plotë të zjarrit të paqartë.

DailyMail nuk po publikon videon e plotë, e cila është jashtëzakonisht grafike.

Sulmi ngriti pyetje rreth rolit të ushtrisë amerikane në Niger, ku rreth 800 ushtarakë amerikanë janë të stacionuar për të trajnuar forcat lokale dhe për të operuar me avionë.

Ajo nxiti gjithashtu një mosmarrëveshje të ashpër midis presidentit Donald Trump dhe një kongresiste nga Partia Demokratike nga Florida, e cila pretendoi se kishte dëmtuar familjen e një prej ushtarëve.

Prita ndodhi teksa një njësi e 12 ushtarëve amerikanë të forcave speciale dhe 30 trupa të Nigerit u kthyen nga fshati pranë kufirit me Malin, ku ata ishin duke ndjekur një anëtar të lartë të Shtetit Islamik.

/Ora News.tv/