VIDEODËSHMI/ Shikoni si nisi stuhia vdekjeprurëse në zonën turistike

VIDEODËSHMI/ Shikoni si nisi stuhia vdekjeprurëse në zonën

Mediat greke vijojnë të publikojnë video dëshmi nga stuhia vdekjeprurëse që goditi Halkidikin, gadishullin në Greqinë veriore.

Pamjet e lëshuara më së fundi janë filmuar nga kamerat e një automjeti që po udhëtonte në rrugën Silata-Kallikratia kur shpërtheu stuhia.

Pasagjerët e mjetit thanë për mediat greke: "Ishte gjëja më e frikshme që kemi përjetuar ndonjëherë. Gjithçka filloi brenda sekondave, nuk shikonim asgjë dhe për një moment menduam se do të na ngrinte makinën në ajër. Disa nga pasagjerët ishin në panik dhe prandaj vazhduam udhëtimin tonë në përpjekjet për të kaluar nëpër stuhi. Për fat të mirë, shoferi ynë e dinte rrugën. Ne mund të kishim goditur nga pemët që ranë në trotuar, vetëtima apo mbeturinat që goditën makinën. Ne shpëtuam falë një mrekullie."

Shtatë persona humbën jetën dhe mbi 100 persona u plagosën nga shtrëngata e furishme që shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në Halkidiki, në Greqinë veriore.

Çdo moment që kalon, shtohet ankthi për personat që vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Kufoma e fundit u gjet në mes të Sozopolit dhe Neë Kallikratia, gjashtë milje detare nga bregu. Trupi i pajetë i përkiste një peshkatari 62-vjeçar që ishte zhdukur që nga e mërkura në mbrëmje.

EMISIONET