VIDEO/ Tottenham "asfalton" rrugën e Liverpool drejt titullit

VIDEO/ Tottenham "asfalton" rrugën e Liverpool drejt titullit

Tottenham Hotspur ka afruar akoma dhe më shumë Liverpool me titullin.

"Gjelat" mposhtën me rezultatin e pastër, 2-0 rivalin më të afërt për titull të të kuqve, Manchester Cityn dhe tashmë distanca mes Liverpool e kampionëve në fuqi mbetet në 22 pikë. Një penallti e humbur nga Gundogan dhe kartoni i kuq marrë nga Zinchenko i dhanë hapësira Tottenham.

Zhbllokimi i sfidës erdhi në minutën e 63 nga blerja e këtij janari, Bergwijn që kontrolloi dhe lëvizi mirë pasimin e Lucas për të tundur rrjetën. Pak minuta më vonë, ishte radha e Son Heung Min për të shënuar dhe për t'i dhënë goditjen fatale Cityt.

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në vendin e 5 me 37 pikë, katër pikë më pak se Chelsea që aktualisht mban një vend që të dërgon në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.

EMISIONET