Video/ “Signal Iduna Park” si vullkan, Haaland shënon, Dortmundi fiton

Video/ “Signal Iduna Park” si vullkan, Haaland shënon,

Erling Haaland shënon dhe Borussia Dortmundit arriti të fitoi duke lënë pas krahëve disfatën me Bayëern Leverkusen një javë më parë në Bundesliga. Në “Signal Iduna Park”, verdhezinjtë mundin Entrachti i Frankfurtit me rezultatin 4-0 dhe ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me 42 pikë, një më pak se Bayerni kryesues.

Piszczek zhbllokoi sfidën në pjesën e parë me një goditje nga vija e 16 metrave.5 minuta pas fillimit të fraksionit të dytë, Sancho, por nxori blof një kundërshtar, nuk e pati të vështirë për të shënuar të dytin. Në minutën e 54-t i erdhi radha talentit Haaland, që e çoi rezultatin në 3-0, i asituar nga Hakimi. Për 20-vjeçarin ishte goli i 9-të në Bundesligë me Borussian, me të cilën ka luajtur vetëm 5 ndeshje.

Llogaritë me Eitrachtin e Frankfurtit i mbylli Guerreiro, portugezi me një goditje jashtë zonës hipotekoi golin e katërt dhe të fundit për këtë sfidë.

EMISIONET