VIDEO/ Sadiku rikthehet te goli, i jep 1 pikë Malagës

VIDEO/ Sadiku rikthehet te goli, i jep 1 pikë Malagës

Mungesa në kombëtare duket se e ka karikuar Armando Sadikun për të dhënë maksimumin në kampionat.

Sulmuesi elbasanas ka shënuar një gol me mjaft vlera për ekipin e tij, Malaga. Ekipi ku aktivizohet Sadiku ishte duke humbur, 3-1 deri në atë moment.

Por, ekzekutimi i saktë i një penalltie nga ana e 28-vjeçarit hapi shpresat e Malaga se mund të dilte me pikë nga ky takim.

E në fakt kështu ndodhi, pasi Malaga shënoi sërish dhe merr një pikë me mjaft vlera. Gjithsesi, kjo ecuri nuk e ndihmon për të dalë nga zona e ftohtë.

Pas 17 ndeshjeve, Malaga gjendet në vendin e 19-të me 16 pikë, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria. Ky ishte goli i tretë i shqiptarit, që luan si i huazuar nga Levante.



EMISIONET