VIDEO/ Sadiku nuk di të ndalet, "mbledh" pikë për Malagën

VIDEO/ Sadiku nuk di të ndalet, "mbledh" pikë për

Armando Sadiku vijon të shënojë, por golat e tij nuk mjaftojnë për Malagën.

Bomberi i kombëtares shënoi edhe në brazimin 1-1 në transfertën ndaj Real Oviedo, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Sadiku shndërroi në gol 11 metërshin në minutën e 67-të, duke vendosur baraspeshën dhe fatet e gjithë takimit. Ky ishte goli i 8-të i Sadikut, i dyti radhazi, duke qënë kështu sulmuesi më deciziv për ekipin e tij.

Pas 22 javësh, Malaga mban vendin e 16-të me 23 pikë, teksa rrezikon shumë zbritjen një kategori më poshtë.

EMISIONET