VIDEO/ Rikthim sensacional, Dortmund shënon 3 herë për një pikë

VIDEO/ Rikthim sensacional, Dortmund shënon 3 herë për një

Borussia Dortmund nuk i kanë mjaftuar 3 gola për të marrë pikë të plota përballë Paderborn.

Verdhezinjtë janë ndalur në barazim 3-3, në një 90 minutësh "të çmendur" në "Signal Iduna Park" ndaj ekipit të lojtarit të kombëtares shqiptare, Klaus Gjasulës. Dortmund ishte në disavantazh të tre golave pas 45 minutave të para, por e gjeti forcën për të reaguar.

Holtmann para fundit të pjesës së parë u duk se i dha goditjen "knock-out" të besuarve të Lucien Favre, me Paderborn që udhëhiqte me shifrat, 3-0. Gjithsesi, skemat e zvicerianit në dhomat e zhveshjeve motivuan Dortmund. Me rikthimin në fushë, Sancho ngushtoi shifrat, ndërkohë që Ëitsel në të 84 minutë shënoi për 3-2.

Goli me koka e Marco Reus vleu 1 pikë për verdhezinjtë, që humbasin një tjetër shans për tu ngjitur në tabelë. Pas 12 javësh, Dortmund mbetet në vendin e 5-të me 20 pikë, teksa Paderborni i Klaus Gjasulës qëndron në vendin e fundit me 5 pikë.


EMISIONET