VIDEO/ Reali pret biletën për në raundin tjetër, Juventus i falet sërish Dybala

VIDEO/ Reali pret biletën për në raundin tjetër, Juventus i

Spektakël dhe 4 gola, por në "Santiago Bernabeu" nuk ka fitues. Reali i Madridit mori një pikë përballë PSG, duke siguruar edhe matematikisht kalimin në raundin tjetër të UEFA Champions League.

Dopieta e Karim Benzema u duk se i dha fitoren spanjollëve, por Mbappe dhe Sarabria në harkun e tre minutave i dhanë pikë PSG=së. Francezët ngjitën në kuotën e 13 pikëve në grupin A, ndjekur nga Reali me 8 dhe Club Brugge e Galatasaray me 3 dhe 2 pikë.

Bayern Munich ka marrë një fitore tenistike, 6-0 ndaj Crvena Zvezda, falë "pokerit" të Robert Lewandowski. Polaku shënoi katër gola në 45 minutëshin e dytë, duke u ngjitur në kuotën e 10 rrjetave personale.

Goretzka shënoi golin e avantazhit, pas 14 minutash lojë, teksa Tolisso kompletoi historinë në këtë takim. Ndërkohë, kjo fitore i jep edhe matematikisht kreun e grupit B me 15 pikë. Fitore të madhe mori edhe Tottenham Hotpur. "Gjelat" përmbysën 4-2 Olympiacos dhe kualifikohen për më tej.

Golat që i dhanë 3 pikët anglezëve u shënuan nga Kane dopietë, Alli dhe Aurier. Juventus siguron kreun e grupit D. Bardhezinjtë mposhtën në kryendeshjen e mbrëmjes, 1-0 Atletico Madrid. Paulo Dybala ishte heroi i torinezëve, me rrjetën e argjentinasit që i ngjit në kuotën e 13 pikëve.

Manchester City merr një barazim 1-1 ndaj Shakhtar Donetsk, por i mjafton për ta mbyllur në krye grupin C me 11 pikë. Atalanta mori një fitore, 2-0 ndaj Dinamo Zagreb, duke e bërë akoma dhe më interesant situatën në këtë grup.

Pas 5 ndeshjeve të para, City numëron 11 pikë, Shakhtar 6, Zagreb 5 dhe Atalanta 4. Takimet e fundit të këtij grupi janë Atalanta-Shakhtar dhe Dinamo Zagreb-Manchester City.


EMISIONET