Video/ Protestuesit djegin policin gjatë demonstrimeve për ‘George Floyd të Meksikës’

Video/ Protestuesit djegin policin gjatë demonstrimeve për

Pamje tronditëse vijnë nga Meksika. Një oficeri policie i është vënë zjarri pas një konfrontimi me disa demonstrues.

Ngjarja e rëndë  ka ndodhur në qytetin e dytë më të madh në vend, Guadalajara.

Video që po qarkullon në mediat sociale, tregon një grup oficerësh policie në motoçikleta që konfrontohen me protestuesit. Ndërsa në një moment një i ri i maskuar e me syze dielli lëshon lëng të djegshëm në kurrizin e policit dhe i vë zjarrin.

Meksika është përfshirë nga një valë protestash që prej vdekjes Giovanni Lopez, 30 vjeçarit që vdiq disa orë pas arrestimit, prej dhunës së dyshuar të policisë. Vëllai i tij kishte publikuar një video ku tregohej dhuna e ushtruar nga policia gjatë arrestimit të Lopez.

Sipas raportimeve Lopez ishte ndaluar vetëm sepse nuk po mbante maskë në publik, por autoritetet e kanë mohuar. Rrethanat janë ende nën hetim.

Zhvillimi vjen në një kohë kur protestat kundër brutalitetit të policisë po zhvillohen në shumë vende të botës, që kanë përmendur secila viktimat e tyre. Në dhjetra qytete amerikane ato po zhvillohen në emër të George Floyd.

EMISIONET