Flamurtari i cili është duke zhvilluar sezonin më katastrofal në të gjithë historinë e tij në elitën e futbollit shqiptar. 

Klubi vlonjat pozicionohet në fund të tabelës së klasifikimit duke qenë shumë pranë rënies nga Kategoria Superiore. Flamurtari arriti të siguroi fitoren e parë në këtë sezon duke mundur Luftëtarin në transfertë me rezultatin 0-1, ku protagonist rezultoi Andi Ribaj i cili shndërroi në gol një penallti. 

Ndërkohë një video e publikuar shikohet sesi kapiteni Shpëtim Moçka mundohet të motivojë ekipin që në fund u shpërblye me 3 pikë. Ish portieri i moshave tek kuqezinjtë thekson faktin se për një fanellë si Flamurtari është turp kjo situatë:

“Kemi që nga gushti që po stërvitemi dhe është turp i Zotit, që nuk kemi asnjë fitore. Sot është dita të luftojmë për veten tonë. Pa na q… nëna këtu, po djersitim në stërvitje. Me halle dhe me probleme jemi të gjithë, por këtë fitore sot le ta marrim për veten tonë. Për klubin, për Flamurtarin, në rregull?”

/Ora News.tv/