Tek Real Madridi humbja me Manchester Cityn ka kaluar në plan të dytë pasi ka shpërthyer ajo që medias panjolle e kanë quajtur "çështja Kroos". 

Pas episodit të ndodhur në përfundim të sfidës mes madrilenëve dhe Manchester City, kamerat kanë kapur një moment kur Pep Guardiola ishte duke folur me mesfushorin e madrilenëve, Toni Kroos.

Kampioni i botës në 2014-tën nuk e ka fshehur vlerësimin e tij për trajnerin spanjoll me të cilin ka punuar te Bayern Munich dhe shtypi Iberik aludon se mesfushori gjerman mund të transferohet me kampionët në fuqi të Premier League në fund të sezonit.

/Ora News.tv/