VIDEO/ Nuk u paguan nga klubi, lojtarët suprizojnë kundërshtarët

VIDEO/ Nuk u paguan nga klubi, lojtarët suprizojnë

Një episod i çuditshëm është regjistruar në kampionatin meksikan të futbollit.

Teksa po luhej dueli mes Tigres dhe Veracruz, lojtarë të këtyre të fundit hapën portën për 4 minuta. Futbollistët zgjodhën këtë mënyrë protesta për rrogat e papaguara nga drejtuesit dhe Tigres nuk fali.

Qëndrimi në fushë si statuja bëri që kundërshtarët të shënojnë dy  herë, respektivisht në minutat 3 dhe 5. Kjo e ndihmoi Tigres që të marrë 3 pikët e radhës dhe të jetë në garë për vendin e parë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në fundin e takimit lojtarët e Veracruz duartrokitën kundërshtarët për lojën e zhvilluar. Veracruz janë në fund të tabelës në kuotën e 4 pikëve, pas katër barazimeve në 13 javë kampionat.

EMISIONET