VIDEO/ Nainggolan rikthehet te goli, i shënon supergol portierit të kombëtares shqiptare

VIDEO/ Nainggolan rikthehet te goli, i shënon supergol portierit të

Radja Nainggolan rikthehet te goli. Mesfushori belg i cili u transferua te Cagliari nga Interi gjatë merkatos së verës shënoi një gol spektakolar ndaj SPAL.

Kur po kronometrohej minuta e 9-të e takimit, 31 vjeçari lëshoi një silurë të vërtetë nga jashtë zonës, duke shtangur portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Sfera mori një trajektore mjaft të çuditshme, duke përfunduar në cepin më të largët të mbrojtur nga Berisha. Ky ishte goli i parë i shënuar nga Nainggolan që prej rikthimit në Sardenjë, teksa SPAL pëson kështu golin e 14 në 8 javët e para.


EMISIONET