Dominimi i Mercedes vijon edhe në Çmimin e Madh të Monakos.

Skuderia angleze siguroi dy vendet e para në Çmimin e Madh francez, me Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas që u pozicionuan në vendet 1 dhe 2 në fund të provave zyrtare. Britaniku, i cili është kampioni në fuqi i Formula 1, e përshkroi pistën në kohën 1:10:169. Vetëm pak të qintat pas tij u rendit shoku i tij i skuadrës, Bottas.

Finlandezi mori vendin e dytë me kohën 1:10:252. Pas tyre do të niset piloti i Red Bull, Marc Verstappen, teksa në krah të tij vendoset makina Ferrari e gjermanit, Sebastian Vettel. Pas mbylljes së xhirove, ekzaltimi i Hamilton ishte i madh, me kampionin në fuqi që përfundoi në hekurat rrethues të pistës duke festuar me tifozët e tij "pole position" numër 85 në karrierë.

Çmimi i Madh i Monakos është i 6-ti në kalendarin e Formula 1 këtë sezon. Aktualisht klasifikimin e pilotëve e udhëheq Hamilton me 7 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, Bottas.

Kliko këtu për të parë VIDEON  


/Ora News.tv/