Video/ Manaj "deh" mbrojtjen islandeze, UEFA i thur elozhe

Video/ Manaj "deh" mbrojtjen islandeze, UEFA i thur elozhe

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj zhvilloi një performancë mjaft të mirë në fitoren 4-2 që kuqezinjtë arritën kundër Islandës. Lushnjari nuk arriti të shënoj, por ishte protagonist tek goli i kapitenit Elseid Hysaj.

Pas një aksioni të nisur nga shkodrani, topi shkon tek Manaj, i cili me thembër jep një pasim të shkëlqyer për Hysajn duke e nxjerr vetëm me portierin dhe ai nuk falë duke konkluduar.

Kjo lëvizje e sulmuesit të Albacete, është vlerësuar maksimalisht nga UEFA, duke e zgjedhur “Skill of the Day”.

Të martën u luajtën disa takime të rëndësishme si Angli-Kosovë, Francë-Andorra, Lituani-Portugali apo edhe Maliz i zi-Ceki, por asisti i Manajt është zgjedhur si lëvizja më e bukur e ditës.

Ky është një tjetër vlerësim për futbollistët e kombëtares, pasi dy ditë më u lartësua edhe mesfushori Keidi Bare për driblimin ndaj  dy yjeve të Francës, Antoine Griezmann dhe Thomas Lemar.

Mesfushori i Malagës me lëvizjet e tij "dehu" yllin e Barcelonës dhe më pasi i kaloi topin mes këmbëve sulmuesit të Atletico Madridit.

Shqipëria ndodhet në vendin e katërt në grupin H në kuotën e 9 pikëve, 6 më pak se Turqia dhe Franca  që udhëheqin pas 6 takimeve të para.

EMISIONET