VIDEO/ Klubi francez i befason të gjithë, uniformë një "Yll të kuq" në kraharor

VIDEO/ Klubi francez i befason të gjithë, uniformë një

Klubi francez i futbollit, Red Star FC ka "prezantuar" këtë të premte fanellat e tij të treta.

Por, ndryshe nga ekipet e tjera, që e përdorin këtë uniformë për të treguar më së miri historinë dhe ngjyrat origjinale të saj, Red Star ka preferuar të vij me diçka pak të veçantë. Si zgjidhje është propozuar që kjo fanellë të mos futet në treg.

Gjithsesi, për tifozët zyrtarë të klubit kanë menduar një zgjidhje gjeniale. Përmes një tatuazhi që mund ta bëjnë për vetëm 50 cent në dyqanin online të klubit, çdo tifoz mund të paraqitet në stadium i zhveshur nga mesi dhe lart vetëm në rastin kur në anën e majtë të trupit, në afërsi të zemrës të ketë piktuar stemën e klubit.

"Po, ne jemi një klub profesional. Ne po e evoluojmë e zhvillojmë klubin. Por ne nuk harrojmë vlerat themelore që janë tonat. Kjo është ajo që thotë fanella e tretë: si të jesh një klub futbolli në vitin 2019, pa u shkëputur nga kultura e tij popullore, " tha Presidenti i klubit, Patrice Haddad në faqen zyrtare të klubit.

Kujtojmë që Red Star ka një stemë të përbërë nga një rreth jeshil, ku në mes është i vendosur një "Yll i Kuq", nga i cili ka marrë edhe emrin ekipi që në këtë sezon militon në Kategorinë e Tretë të Futbollit francez.

EMISIONET