Kolla e një gruaje në një tren në Sidnei ka shkaktuar një grindje e cila u bë virale në mediat sociale. Mesa duket frika e koronavirusit i ka hyrë të gjithë njerëzve në mbarë botën dhe përpiqen të shmangen nga teshtimat dhe kollitjet e të tjerëve.

Gazetari i Korporatës Australiane të Transmetimit, Andy Park ishte ulur pranë dy pasagjerëve kur ata filluan grindjen për kollën së gruas. Ajo nuk ka vënë dorën para kur është kollitur dhe pasagjeri përballë saj i frikësuar reagon keq.

Australia ka parë një rritje të rasteve pozitive të koronavirus javëve të fundit, me më shumë se 80 raste dhe tre vdekje deri më tani.


/Ora News.tv/