VIDEO/ E huazoi nga ekipi i Seria A, skuadra e njohur befason me klipin prezantues

VIDEO/ E huazoi nga ekipi i Seria A, skuadra e njohur befason me klipin

Bolonja ka nënshkruar me sulmuesin 21-vjeçar, Musa Barrow në formulën e huazimit nga Atalanta.

Marrëveshja zgjat deri në verën e vitit 2021, me një mundësi blerjeje të detyrueshme. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve të Bolonjës dhe futbollit në përgjithësi ishte mënyra e prezantimit të lojtarit.

Teksa dy shokë, futbollistë të Bolonjës po luanin futboll në kompjuter, në ekran u shfaq trajneri, Sinisa Mihajlovic. Serbi shkoi te Atalanta për t'i marrë në skuadër Barrow.

E gjatë bisedimeve të palëve, dy lojtarëve të lojës elektronike iu duk si ëndërr. Por, në fakt, transferimi i Barrow te Bolojna ishte i vërtetë, me 21-vjeçarin që u gjend mes Orsolini dhe Corbo në kolltuk.


EMISIONET