Skuadra e Kukësit luan një duel delikat këtë fundjavë, pasi viziton Tiranën për tu ndeshur me Partizanin kryesues.
Verilindorët vijnë pas një periudhe fantastike, ku numërojnë 5 ndeshje pa humbje, 3 prej të cilave i kanë fituar. Në krahun tjetër Partizani i Skënder Gegës vjen pas barazimit 1-1 kundër Teutës dhe ndaj të besuarve të Armando Cungut kërkon që të thellojë distancat me ndjekësit.
Te Kukësi e dinë rëndësinë e kësaj përballjeje dhe stafi, së bashku me lojtarët vijojnë të stërviten me ritme të larta. Këto janë disa pamje të shkëputura nga stërvitja e ditës së sotme.
Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE
/Ora News.tv/