Video/ Dëgjoi këngën e Eneda Tarifës, Ardit Çuni vrapon dhe tenton të largohet nga emisioni

Video/ Dëgjoi këngën e Eneda Tarifës, Ardit Çuni

Në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Ardit Çuni. Gjatë intervistës ai ka dëgjuar disa këngë në sfond dhe duhet të gjente se kush këngëtar i këndon.

Kënga e fundit ka qenë ajo e Eneda Tarifës dhe në momentin që e dëgjoi, Arditi tentoi të largohej nga emisioni.

Rudina e ka pyetur arsyen pse nuk flet me Enedën dhe Arditi e shpjegon për të disatën herë se ai u mërzit që këngëtarja nuk i dha asnjë pikë në “Këngën Magjike”, ndërkohë që i kishte thënë se i kishte pëlqyer shumë si këngë, madje e kishte hedhur dhe në story.

Sipas tij, dikush që e vlerëson dhe e shpreh pëlqimin e këngës dhe në fund i jep 0 pikë është disi e pafalshme. Mbi të gjitha, ai e konsideronte Enedën edhe si mikeshe, jo vetëm si kolege.

Për më shumë ndiqni videon në Youtube.

EMISIONET